Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, i cili shquhet për mbrojtjen e vazhdueshme që i bën shefit të tij Albin Kurti, ka replikuar me moderatoren e RTK-së të cilës në një moment i tha “unë e di më mirë sesa ti”, duke iu referuar mbajtjes së mbledhjeve të qeverisë, vetëm për t’i dalë zot Kurtit.
Moderatorja ia tërhoqi vërejtjen Bajqinovcit që të “mos hyjë në këtë gjuhë”.
Teksa moderatorja e sfidoi Bajqinovcin se qeveria në dorëheqje ka marrë vendime edhe pas “betimit si deputetë”.
Bajqinovci i kërkoi asaj që t’ia lexojë se cilat janë ato vendime.
Drejtuesja e emisionit ia tregoi mbledhjen e qeverisë më datën 16 prill dhe vendimet që janë marrë aty.
“A është vendim i ministrave a i qeverisë”, e bën llugë me pyetje Bajqinovci.
Krejt në fund, ai thotë “unë mendoj që ata nuk e shkelin ligjin sepse kryeministri e di këtë punë saktësisht”.
Për më tepër shikoni videon më poshtë: