string(107) "shqiptaro-amerikani-biznesmen-i-njohur-gino-mulliqi-zgjidhet-nenkryetar-i-bashkise-se-qytetit-wylie-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 19:37

Shqiptaro-amerikani-biznesmen i njohur, Gino Mulliqi, zgjidhet Nënkryetar i Bashkisë së Qytetit Wylie në SHBA

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 19:37

Gino Mulliqi është zgjedhur Nënkryetar i Bashkisë së qytetit Wylie, pas votimit unanim nga anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mulliqi përmes një postimi publik, ku ka shprehur falënderimet për besimin që i është dhënë nga kolegët e tij.

“Jam i nderuar të ndaj me ju se jam zgjedhur nga anëtarët e tjerë të këshillit për të shërbyer si Nënkryetar i Bashkisë për Qytetin e Wylie,” ka deklaruar ai, duke shtuar se ky është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për ish-Nënkryetarin Jeff Forrester, për shërbimin e tij të përkushtuar dhe udhëheqjen e qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një shembull të fortë për të gjithë.

“Jam i përkushtuar të udhëheq me integritet, transparencë dhe bashkëpunim,” ka theksuar Mulliqi, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë për ta mbajtur Wylie një vend mikpritës për të gjithë qytetarët.