string(43) "real-madridi-dergon-oferte-per-dean-huijsen"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 19:17

Real Madridi dërgon ofertë për Dean Huijsen

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 19:17

Fabrizio Romano raporton se Real Madrid ka dërguar sot një ofertë zyrtare për kontratë ndaj qendërmbrojtësit të ri spanjoll Dean Huijsen dhe përfaqësuesve të tij. Bisedimet janë në zhvillim e sipër, me qëllimin për ta afruar talentin premtues në “Santiago Bernabéu”.

Sipas Romanos, negociatat vazhdojnë, ndërsa interesimi për Huijsen nuk mungon edhe nga klube të tjera të mëdha të Premier League. Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli janë të gatshëm të hyjnë në garë nëse ndonjë komplikim ndodh gjatë bisedimeve me Realin.

Megjithatë, një detaj i rëndësishëm në këtë situatë është se Real Madrid mbetet prioriteti kryesor për vetë lojtarin, duke e vendosur klubin spanjoll në një pozitë të favorshme për të mbyllur marrëveshjen.

Dean Huijsen, i lindur në Holandë por që përfaqëson Spanjën në nivel ndërkombëtar, konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në Evropë. Ai ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe është tashmë objektiv i qartë për disa nga gjigantët evropianë.