string(87) "barduani-pret-ne-takim-komandantin-gjerman-kerkohet-fryme-e-re-ne-dialogun-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 18:07

Barduani pret në takim komandantin gjerman, kërkohet frymë e re në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 18:07

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Gjermanisë, Alexander Sollfrank.

KFOR tha se ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin.

“Gjenerali Sollfrank vlerësoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilin Komandanti i KFOR-it kërkoi ta vazhdojë me një frymë të përtërirë dhe të vendosur”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Gjeneralmajor Barduani uroi gjithashtu gjenerallejtënant Sollfrank për kontributet e kahershme të Gjermanisë në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Express/