87 procedime për krime zgjedhore, SPAK dhe BKH zbarkojnë në Shkodër, disa të shoqëruar - Gazeta Express
string(84) "87-procedime-per-krime-zgjedhore-spak-dhe-bkh-zbarkojne-ne-shkoder-disa-te-shoqeruar"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 16:44

87 procedime për krime zgjedhore, SPAK dhe BKH zbarkojnë në Shkodër, disa të shoqëruar

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 16:44

SPAK e BKH ka zbarkuar në Shkodër për goditjen e krimit zgjedhor. Sipas burimeve të Vizion Plus në fokus është partia Social Demokrate, ndërsa mësohet se ka edhe të shoqëruar në policinë e Shkodrës. Kontrollet janë shtrirë ndërkohë në zonën e Malësisë së Madhe dhe atë të Vaut të Dejës.

Ndërkaq, nga aksioni në terren Prokuroria e Përgjithshme regjistroi 87 kallëzime për krime zgjedhore.

Rekordin e mban kryeqyteti me 21 prej tyre, ndjekur nga Elbasani me 11, Fieri 8, Lezha 7 e më pas qarqet e tjera me numër më të reduktuar procedimesh. Krimet e dyshuara të cilat vunë në lëvizje organet e akuzës së rretheve janë:  Pengimi i subjekteve zgjedhore. Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor. Shkelja e fshehtësisë se votimit. Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje. Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike. Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor.

Për pasojë janë vendosur pas hekurave: 7 persona në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier. Gjithashtu, për 4 persona të tjerë në Elbasan është lëshuar urdhër ndalimi, ndërsa një rast nga Prokuroria e Dibrës është dërguar për gjykim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement