string(63) "flick-per-araujon-nuk-eshte-i-vetmi-qe-beri-gabime-ndaj-interit"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 16:20

Flick për Araujon: Nuk është i vetmi që bëri gabime ndaj Interit

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 16:20

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dalë në mbrojtje të mbrojtësit Ronald Araujo, pas kritikave që ky i fundit mori pas ndeshjes në Milano.

Në një deklaratë për mediat, Flick theksoi rëndësinë e mbështetjes së lojtarëve në momente të vështira dhe refuzoi të fajësojë vetëm një individ për humbjen e ekipit.

“Kemi folur me Ronald Araujon. Të gjithë kemi bërë gabime në Milano… Të gjithë dështojmë në një moment, pavarësisht profesionit”, u shpreh Flick, duke nënvizuar se përgjegjësia për humbjen nuk i takon vetëm një lojtari.

Trajneri gjerman shtoi se mënyra se si përballohen gabimet është thelbësore për zhvillimin e një skuadre dhe të një lojtari në veçanti.

“Të gjithë kemi kaluar situata të tilla. Ajo që ka rëndësi është si i përballojmë. Prandaj dua ta mbroj Araujon, ai nuk është i vetmi që bëri një gabim”.