string(121) "trump-ne-doha-impresionohet-nga-mermeri-perfekt-i-pallatit-paqja-rajonale-dhe-boterori-teme-diskutimi-me-emirin-e-katarit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 14:55

Trump në Doha, impresionohet nga “mermeri perfekt” i pallatit, paqja rajonale dhe Botërori bisedat e para me Emirin e Katarit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 14:55

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Doha, ku është pritur nga Emiri i Katarit.

Në takimin e tyre që ka filluar në Pallatin luksoz Lusail në Doha, BBC ka raportuar edhe për bisedat e para mes liderëve para gazetarëve.

Bëhet e ditur se Emiri e ka cilësuar Trumpin si “njeri të paqes”, ndërsa ka përmendur edhe suksesin e Katarit në organizimit e Kupës së Botës 2022 pa incidente.

Ndërkohë, duket se Trump e ka përgëzuar Emirin, duke u shprehur thellësisht i impresionuar nga bukuria arkitekturore e pallatit:

 “Ky është mermer perfekt – perfecto,” raportohet të ketë thënë Trump.

Bëhet e ditur se tutje, Trump ka shtuar se bashkëpunimi me Katarin mund të ndihmojë në sjelljen e paqes edhe në rajone të tjera, përfshirë konfliktin Rusi-Ukrainë.