string(125) "celibashi-paralajmeron-grupet-e-numerimit-cenimi-i-votes-se-cdo-kandidati-ne-liste-te-hapur-shkelje-e-rende-me-pasoja-ligjore"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 14:51

Celibashi paralajmëron grupet e numërimit: Cenimi i votës së çdo kandidati në listë të hapur, shkelje e rëndë me pasoja ligjore

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 14:51

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kujtoi sot se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.

Përmes një deklarate për shtyp, Celibashi iu drejtua anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, të cilët i falënderoi që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së.

“Dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit”, u shpreh Celibashi.

Në këtë kuadër, ai rikujtoi se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur.

“Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët”, u shpreh ai.

Celibashi theksoi se çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.

Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.