Gërmime në varrezat e Dragodanit, dyshohet për një trup nga koha e luftës (Pamje)
Lajme
Gazeta Express
14/05/2025 14:49
Pasditen e sotme, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, kanë nisur gërmimet për gjetjen e një trupi që dyshohet të jetë i një personi të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës, zyrtarë të EULEX-it si dhe mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët po koordinojnë procesin e zhvarrosjes.
Aktualisht po vazhdojnë procedurat hetimore dhe mjeko-ligjore për identifikimin e mbetjeve mortore, ndërsa ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimës.