string(50) "shfaqje-publike-filmitro-hapesira-publike-ne-fokus"

Arte

Gazeta Express

14/05/2025 16:04

Shfaqje publike: “FilMitro- hapësira publike në fokus”

Arte

Gazeta Express

14/05/2025 16:04

Më 24 maj, nga ora 18:30 në Terrasen e ‘7 Arte’ në Mitrovicë, organizohet shfaqja e shtatë filmave të shkurtër, produkt i punëtorisë katërditore “ “FilMitro: Hapësira Publike në Fokus”.

Në këtë punëtori pjesëmarrës të rinj nga qytetet e Kosovës eksploruan hapësirat publike të qytetit të Mitrovicës, përmes filmit si qasje ndërdisiplinare. Filmat e prodhuar adresojnë sfidat, përvojat dhe potencialin transformues të hapësirave të përbashkëta publike.

Në këtë mbrëmje do të shfaqen filmat:
“Lumi e di”, “Ku Janë ato Kujtime?”, “Përtej Karriges”, “Rrënjë n’Pluhur”, “Rregullo, ç’rregullo”, “Sytë e qytetit” dhe “Non-places (Jo-vendet): Mitrovica” – secili me një stil dhe perspektivë unike, duke trajtuar temat si: qasja në hapësirë; ndjesia e përjashtimit; humbja e hapësirës së përbashkët publike dhe lidhja emocionale me vendet që na rrethojnë.

FilMitro – Hapësira Publike në Fokus është pjesë e projektit “Filmitro: Rimendimi i Hapësirave Publike nëpërmjet Filmit dhe Urbanizmit Taktik” i organizaur nga PSE, dhe mbështetet nga programi ‘EJA Kosovë’ i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.