Ligjëratë Publike: Praktika Artistike dhe Formate të Angazhimit
Arte
Gazeta Express
14/05/2025 14:33
Më 15 maj, nga ora 18:00 në ‘Rezidenca 17’ mbahet ligjëratë publike “Praktika Artisike dhe Formate të Angazhimit” nga April Gertler dhe Adrian Schiesser.
Artistët vizual April Gertler dhe Adrian Schiesser do të prezantojnë katër nga projektet dhe iniciativat e tyre bashkëpunuese në zhvillim: SONNTAG (e nisur në vitin 2012), WIRWIR (2021), VIDEOLAND (2022), dhe një korridor i rastësishëm (2023). Derisa secili/secila artist mban një praktikë individuale, këto projekte të përbashkëta pasqyrojnë interesin e përbashkët për të krijuar platforma për shkëmbimin artistik. Ata do të eksplorojnë mënyrat e ndryshme se si angazhohen me audiencat përmes këtyre iniciativave dhe se si secili projekt shërben si një shtrirje e praktikave të tyre artistike.