Bendi i njohur “Gipsy Kings” në Prishtinë, Rama e anulon takimin me ta, arsye: Bërlloku
Lajme
Gazeta Express
14/05/2025 14:26
Kryetari i komunës ë Prishtinës Përparim Rama, ka anuluar takimin me bendin Gipsy King i cili performon sonte në AMC Hall.
Njoftimi vjen nga zyra për informim e Komunës së Prishtinës.
Sipas këtij njoftimi, anulimi i takimit që ishte paraparë të ndodh në ora 16:00, vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj” thuhet në njoftimin e Komunës.