string(103) "trumpi-me-dyshime-per-pjesemarrjen-e-putinit-ne-bisedimet-ne-turqi-se-di-a-do-te-jete-aty-nese-une-sjam"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:24

Trump dyshon se Putini do të shkojë në Turqi pa të: S’e di a do të jetë aty, nëse unë s’jam

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:24

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk e di nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në bisedimet mbi luftën në Ukrainë që janë planifikuar për të enjten në Turqi.

Gjatë udhëtimit nga Riadi në Doha, Donald Trump u ka thënë gazetarëve se po e mendon të shkojë në Turqi për bisedime mbi Ukrainën, nëse edhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, udhëton atje.

“Ai dëshiron që unë të jem aty, dhe kjo është një mundësi… Nuk e di nëse ai do të jetë aty nëse unë nuk jam. Nëse mund të përfundojmë luftën, do ta mendoja,” është shprehur Trump për gazetarët që po udhëtonin me Air Force One në drejtim të Katarit, sipas Reuters.

Kujtojmë se presidenti Trump ka thënë edhe më herët se mund të vizitojë Turqinë për bisedimet si pjesë e udhëtimit të tij që po e zhvillon në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, lidershipi i Ukrainës ka njoftuar se do të vendosë hapat e tij të ardhshëm për bisedimet për paqen në Turqi pasi të ketë qartësi mbi pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin.

“Çdo gjë do të varet nëse Putin ka frikë të shkojë në Stamboll apo jo. Bazuar në përgjigjen e tij, lidershipi ukrainas do të vendosë hapat e ardhshëm”, ka thënë një burim diplomatik ukrainas për Reuters.