string(90) "kina-mundohet-ta-zgjeroje-ndikimin-permes-brezi-dhe-rruga-nismes-i-bashkohet-edhe-kolumbia"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 11:47

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 11:47

Projektit gjigant infrastrukturor të udhëhequr nga Pekini, “Brezi dhe Rruga”, tashmë i është bashkuar edhe Kolumbia, duke hyrë kështu në listë me shumicën e vendeve të Amerikës Latine që tashmë janë pjesë e kësaj nisme.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore kineze pas një takimi dypalësh mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut kolumbian Gustavo Petro, i zhvilluar në kuadër të një samiti me liderë të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Pekin.

Dihet se tashmë dy të tretat e vendeve të rajonit kanë hyrë në këtë nismë, e cila synon të rrisë ndikimin ekonomik dhe politik të Kinës në shkëmbim të investimeve në infrastrukturë dhe projekte të mëdha zhvillimi.

Sipas agjencisë Xinhua, Xi u ka bërë thirrje vendeve që “ta shfrytëzojnë mundësinë e anëtarësimit tnë familjen e nismës “Brezi dhe Rruga” për të përmirësuar cilësinë e bashkëpunimit”.

Ndërkohë, DW shkruan se presidenti kinez Xi Jinping e ka përdorur Forumin Kinë-CELAC (Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve) për të paraqitur Kinën si një mbrojtëse të rendit shumëpalësh global, në kontrast me qasjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili vazhdon të trazojë tregjet botërore me politikat e tij tregtare të kritikuara si të paparashikueshme dhe të pabazuara.

Ky takim u zhvillua vetëm një ditë pasi ShBA-ja dhe Kina ranë dakord të ulin tarifat e vendosura gjatë luftës tregtare, që u nxit nga presidenti Trump menjëherë pas marrjes së detyrës.