string(73) "von-der-leyen-uron-ramen-shqiperia-ka-bere-perparime-te-medha-drejt-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 11:30

Von der Leyen uron Ramën: Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 11:30

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë një mesazh urimi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn pas fitores në zgjedhjet e 11 majit..

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.

“Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan ajo.