string(73) "tifozat-kuq-e-zi-i-reagojne-fshf-se-per-biletat-e-ndeshjes-shqiperi-serbi"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 11:12

Tifozat Kuq e Zi reagojnë për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 11:12

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë dalë me reagim për mënyrën se si ka vendosur Federata Shqiptare për ndarjen e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila do të luhet më 7 qershor në Tiranë.

Kjo tifozeri e kanë quajtur si mashtruese FSHF-në, shkruan “Gazeta Express”.

“Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton “shortin” pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të “gjithëpërfshirjes”. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit. Reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do mbetet një zemërim i shtypur, do jetë i ashpër dhe i pandalshëm”, shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi”. /Gazeta Express