Vazhdon gjykimi ndaj Pantiq, Llunes dhe të tjerëve – Prokurori sjell xhaketën si provë materiale
Lajme
Gazeta Express
14/05/2025 10:41
Ka vazhduar edhe sot gjykimi ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksandar Vlajiq dhe Miomir Vakiq për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori i rastit ka sjellë edhe xhaketën që dyshohet se e kishte veshur i akuzuari Pantiq gjatë kryerjes së sulmit.Kjo xhaketë është paraqitur në gjykatë si provë materiale, së bashku me disa fotografi, të cilat u shpërndanë për të pranishmit.