Deputetja boshnjake, Duda Balje, do të marrë pjesë në takimin e ftuar për nesër nga presidentja Osmani.
“Po, presidentja na ka ftuar në orën 16:00. Nuk do të jemi bashkë me partitë politike shqiptare. Komuniteti joshumicë ka ftesë të veçantë. Do të flasim për mundësinë se si të ecim përpara. Tani mbetet të shihet si do të vendoset”, tha Balje për IndeksOnline.
E pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me votimin e kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu, Balje tha se do të presë propozimet që do të dalin nga takimi.
“Unë nesër do të shkoj për ta dëgjuar presidenten, nëse ka ndonjë propozim për dalje nga kriza. Më pas do të vendosim bashkë me partitë”, tha Balje.