Trump vlerëson "përpjekjet e liderëve arabë për paqe" në Gazë, shpreson që më shumë vende të normalizojnë raportet me Izraelin - Gazeta Express
string(132) "trump-vlereson-lideret-lideret-arabe-per-perpjekjet-per-paqe-ne-gaze-shpreson-qe-me-shume-vende-te-normalizojne-raportet-me-izraelin"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 10:32

Trump vlerëson “përpjekjet e liderëve arabë për paqe” në Gazë, shpreson që më shumë vende të normalizojnë raportet me Izraelin

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 10:32

Në fjalimin e tij në Këshillin e Bashkëpunimi të Gjirit që po mbahet në Riad, Donald Trump ka kaluar në temën e luftës në Gazë, duke shprehur shpresën për një të ardhme me “siguri dhe dinjitet” për palestinezët.

Megjithatë, sipas BBC-së, Trump ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për aq kohë sa drejtuesit e Gazës vazhdojnë me dhunën.

Tutje Trump ka vlerësuar rolin “konstruktiv” të liderëve arabë të pranishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe i ka falënderuar gjithashtu për ndihmën në lirimin e pengut izraelito-amerikan Edan Alexander.

Ndër të tjera, në fjalimin e tij, Donald Trump deklaroi se në fund të mandatit të tij të parë “gjithë vrulli në Lindjen e Mesme ishte drejt paqes”.

Ai ka shprehur edhe synimin për të vazhduar përparimin dhe e quajti zgjedhjen e tij “më të rëndësishmen në Amerikë në 129 vitet e fundit”.

Trump ka shtuar se do të vazhdojnë të shtojnë vende të tjera në marrëveshjet Abraham Accords për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke falënderuar Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për firmosjen e marrëveshjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement