Teksa ka përfunduar numërimi i subjekteve, në KZAZ vijon hapja e votave të diasporës, e cila për herë të parë këtë herë u bë pjesë e procesit zgjedhor.
Në një numërim total të shfaqur në faqen e KQZ mund të shihet se deri në këto momente janë numëruar 79409 vota nga 194889 zarfe që janë dorëzuar nga jashtë.
Partia Socialiste aktualisht ka marrë 42492 vota ose 53%, teksa PD 22481 ose 28% të preferencave. Forcë e tretë nga emigrantëve shqiptarë renditet Nisma Shqipëria Bëhet e cila deri në këto momente numëron 6670 vota dhe pas saj Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...