Vetaksident në fshatin Hodonoc të Kamenicës, lëndohet një person
Lajme
Gazeta Express
14/05/2025 9:27
Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Hodonoc të Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë është lënduar një person.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, i cili ka goditur një mur.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një pasagjer i automjetit, i cili, pas marrjes së trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, është liruar për në shtëpi,” ka deklaruar Osmani.
Ndërkohë, njësia e hetimeve të aksidenteve është duke u marrë me zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.