Është publikuar një fotografi e rrallë e grupit ikonik të humorit, “Treshi përsheshi”.
Fotografia u publikua në profilin zyrtar të Rasim Thaçit, që pas vdekjes së tij po menaxhohet nga familjarët, shkruan IndeksOnline.
Në foto shfaqet Cima (Rasim Thaçi), Leci (Ibrahim Krajkova) dhe Qumili (Sevdai Radogoshi).
Fotografia është bërë në mesin e viteve 1994-1995, në Ulqin.
Treshja e famshme njihej për skeçe të shumta humori, që kohë më parë grumbullonin familje të shumta shqiptare përpara ekranit televiziv.
Dy nga tre personazhet e njohur, Leci dhe Cima, fatkeqësisht janë ndarë nga jeta