string(120) "policia-e-kosoves-godet-rrjetin-e-kontrabandes-sekuestrohen-mbi-7-tone-vajra-motorike-me-prejardhje-te-dyshuar-nga-irani"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 22:59

Policia e Kosovës godet rrjetin e kontrabandës – Sekuestrohen mbi 7 tonë vajra motorike me prejardhje të dyshuar nga Irani

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 22:59

Një operacion i koordinuar nga TASK FORCE – Lindje e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje të Policisë Kufitare, ka rezultuar me një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të kontrabandës në komunën e Vitisë.

Pas pranimit të informatave relevante operative dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është realizuar një bastisje në një depo private, ku janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të cilat dyshohen të kenë hyrë në mënyrë të paligjshme në Kosovë nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje të dyshuar nga Irani.

Sipas autoriteteve, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara kap shumën mbi 25,000 euro. Produktet janë transportuar në terminalin doganor, ku do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme verifikimi dhe trajtimi ligjor.

Rasti aktualisht është në duart e Njësisë së Hetimeve Rajonale të Doganës së Kosovës – DRK Lindje, e cila është duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën dhe autoritetet tjera shtetërore, shprehet e vendosur në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme, sidomos në zonat kufitare, ku krimi i organizuar synon të shfrytëzojë hapësirat e cenueshme për përfitime të paligjshme.