Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Obiliq ka mbajtur sot takim me kryesinë e kësaj partie.
Kryetari i tanishëm, Xhafer Gashi njoftoi se me vendim unanim kjo parti sërish ia ka besuar kandidimin për kryetar komune në zgjedhjet lokale
Gashi u shpreh i lumtur për besimin që LDK-ja ia ka dhënë.
“Ky propozim për kandidim do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominim.
Bashkë kemi dëshmuar se uniteti sjell sukses dhe besoj fuqishëm se kështu do të ndodhë edhe në këtë garë”, shkroi Gashi.