Fillimisht ishte bërë e ditur se finalja e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit do të luhej më 14 maj, ditë e mërkurë.
Mirëpo, pas kërkesës së klubeve, finalja u shty për një javë më vonë, pra në datën 21 maj.
Por, edhe kjo datë nuk u pëlqye dhe u ndryshua sërish, me njoftimin që erdhi ditën e sotme.
FFK-ja e ka ndryshuar datën e finales së Kupës, për 22 maj, për shkak të një arsyeje të veçantë.
Shtëpia e futbollit kosovar e shtyu ndeshjen finale, shkaku i finales së Ligës së Europës, e cila luhet me 21 maj.
Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet tashmë edhe zyrtarisht me 22 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Fituesi aktual i Kupës është Ballkani, i cili e kishte mposhtur vjet Prishtinën, pas penalltive./GazetaExpress/