string(89) "energjia-mbrojtja-dhe-drejtesia-ne-qender-te-marreveshjeve-miliardeshe-shba-arabi-saudite"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 16:10

Energjia, mbrojtja dhe drejtësia në qendër të marrëveshjeve miliardëshe ShBA-Arabi Saudite

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 16:10

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Oborri Mbretëror Saudit, ndërsa mediat e huaja janë duke raportuar për detaje mbi marrëveshjet që ai ka nënshkruar me princin saudit.

Sipas BBC-së, deri më tani dihet se në marrëveshje përfshihen;

  • Një memorandum mirëkuptimi për energjinë
  • Një letër synimi për bashkëpunim në fushën e kapaciteteve të ardhshme mbrojtëse, që raportohet se përfshin deri në 100 miliardë dollarë në blerje armësh amerikane nga Arabia Saudite
  • Një memorandum mirëkuptimi për burimet minerale
  • Një memorandum mirëkuptimi me Departamentin Amerikan të Drejtësisë
  • Bashkëpunim në fushën e hapësirës dhe sëmundjeve infektive

Është bërë e ditur se më vonë gjatë ditës, presidenti amerikan do të mbajë edhe një fjalim në një forum investimesh ShBA-Arabi Saudite.