Policia ka njoftuar se më 11 maj një grua në stacionin policor në Fushë Kosovë ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.
Sot nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Mbajtje e paautorizuar e armës dhe dhunë në familje
Më datë 11.05.2025, rreth orës 23:00, në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare kosovare, e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj. Pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, më 13.05.2025 është konfiskuar nga i dyshuari një armë zjarri (pistoletë) me 47 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.