string(77) "molliqja-uck-ja-nuk-mund-te-gjykohet-trendafilova-eshte-non-grata-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 14:41

Molliqaj: UÇK-ja nuk mund të gjykohet, Trendafilova është “non grata” për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 14:41

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar aksionin e sotëm të veteranëve të UÇK-së për të kundërshtuar vizitën në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Molliqaj, i cili ka marrë pjesë në këtë aksion protestues, ka thënë se UÇK-ja nuk mund të gjykohet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot janë mbledhur për të treguar se Trendafilova është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Bashkë me veteranë, qytetarë e aktivistë jemi mbledhur sot për ta kundërshtuar vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. U mblodhëm për të treguar se historia e këtij populli jeton në zemrat e njerëzve, ani pse institucionet i kemi të tjetërsuara. U mblodhëm për të demonstruar se padrejtësia në Hagë për ne këtu është fyerje e poshtërim. U mblodhëm për të treguar se drejtësia nuk ka nevojë për propagandë as për punë me imazhin. U mblodhëm për t’i treguar se ajo është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar ai, duke shtuar se anulimi i konferencës se Trendafilovës është një sukses.

“Kujdesi i Speciales për marrëdhënien me media është nivel tjetër i dhunës. Pas arbitraritetit, padrejtësisë, shkeljes së të drejtave, ata e duan edhe pajtimin tonë, që ne ta kuptojmë se drejtësia kështu duket – duan të na e japin turpin me bukë. Anulimi i kësaj konference sot është fitore në nivel fryme. Padrejtësia po ndodh, ne e dimë dhe e shohim. Por, nuk do të pranojmë kurrë ta përtypim si proces drejtësie. Për neve UÇK është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi. Prandaj: UÇK nuk mund të gjykohet”, ka shkruar Molliqaj.