string(83) "hapet-pavijoni-i-perbashket-i-kosoves-dhe-shqiperise-ne-festivalin-e-filmit-ne-kane"

Arte

Gazeta Express

13/05/2025 14:33

Hapet pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në festivalin e filmit në Kanë

Arte

Gazeta Express

13/05/2025 14:33

Kosova dhe Shqipëria kanë hapur sot pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë, ngjarjen më të madhe të industrisë së filmit në botë.

Nën organizimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, pavijoni në International Village Riviera (Pavilion 137) do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve të industrisë nga të dy vendet, të cilët po përfaqësojnë kinematografinë tonë në nivel ndërkombëtar.