string(35) "zero-trofe-me-al-nassr-per-ronaldon"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2025 14:26

Zero trofe me Al Nassr për Ronaldon

Futboll

Gazeta Express

13/05/2025 14:26

Për të tretin sezon radhazi, Cristiano Ronaldo mbetet duarthatë.

Al Nassr ka mbetur 11 pikë prapa Al Ittihad, që është lider i Saudi Pro League, duke e humbur edhe zyrtarisht mundësinë që ta fitojë titullin e fundit të mbetur në dispozicion.

Nuk është një risi, sepse distanca ishte e madhe dhe pritej veç qartësia matematike për t’iu shuar shpresat “CR7” me shokë, shkruan “Gazeta Express”.

Ky është një fakt që demonstrohet edhe një herë se zgjedhja e portugezit për të zbarkuar në Arabinë Saudite ishte pozitive vetëm në aspektin financiar, e natyrisht jo edhe në planin sportiv.

Janë 11 turne apo gara në të cilat ka marrë pjesë ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit dhe që skuadra e tij nuk ka arritur të fitojë përkundër numrave impresionuese të 40 vjeçarit në nivelin individual.

“CR7” i ka zhvilluar 103 ndeshje në këto dy vjet e gjysmë duke i realizuar 91 gola dhe i ka bërë 19 asistime.

Objektiv i tij i vetëm tash për tash është që të konfirmohet golashënuesi më i mirë i kampionatit: ai është në krye të renditjes me 23 gola, dy më shumë se Benzema dhe Hamdallah.

Ndërkohë, pesë herë fituesi i Topit të Artë me gjasë do ta vazhdojë kontratën me Al Nassr për një vit tjetër ndonëse së fundmi ka nisur të kritikohet nga një pjesë e tifozëve të këtij ekipi. /Gazeta Express