“Ai që e nisi, do ta bitisë” – A do të largohet nga PD, Berisha i jep fund dilemës
Lajme
Gazeta Express
13/05/2025 14:23
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dhënë përgjigje shteruese pyetjes që gazetarët i kanë bërë që prej zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, se a do të largohet nga kreu i PD pas humbjes në këto zgjedhje.
Në një konferencë për mediat të martën Berisha u përgjigj se betejën për fitoren e PD do ta çojë në fund njeriu që e nisi, pra ai vetë
“Këtë betejë deri në fitore, ai që nisi do ta bitisi”, iu përgjigj Berisha interesimit të mediave.
Berisha paralajmëroi se në datë 16, kur në Tiranë zhvillohet Samiti i liderëve të Evropës, PD do ë mbajë një protestë në bulevardin Zogu i Parë.