Zgjedhjet në Shqipëri, PD kalon në avantazh në Kamëz
Shqiperi
Gazeta Express
13/05/2025 13:44
Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kamzës është drejt përfundimit, me 131 nga 133 qendra votimi të përpunuara. Deri në këtë fazë, gara po udhëhiqet nga koalicioni PD-ASHM, i cili ka grumbulluar 21,497 vota, ose 44.68% të totalit.
Partia Socialiste renditet e dyta me 20,238 vota, duke përfaqësuar 42.06% të votave të vlefshme, dhe vijon të ndjekë nga afër rezultatin e kundërshtarit politik.
Në vend të tretë është pozicionuar Partia Mundësia me 1,463 vota, që përbëjnë 3.04%, ndërsa subjektet e tjera politike kanë marrë përqindje më të ulëta.