string(92) "arrestohet-25-vjecarja-e-kerkuar-per-vjedhje-te-rende-ishte-denuar-me-1-vit-e-20-dite-burgim"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 11:24

Arrestohet 25 vjeçarja e kërkuar për vjedhje të rëndë – ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 11:24

A.Q. 25 vjeç është arrestuar në Ferizaj.

Ajo ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë për “Vjedhje të rëndë”, për çka ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Më datë 12 maj 2025, rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata .

E arrestuara, A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.