string(51) "tentativa-e-15te-nis-vazhdimi-i-seances-konstituive"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:28

Tentativa e 15’të, nis vazhdimi i seancës konstituive

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:28

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në sallë janë të pranishëm 115 deputetë.

Kjo është hera e 15’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për të konstituar kuvendin, mirëpo akoma kandidatja e VV’së për kryekuvendare, Albulena Haxhiu, s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.

Nga partitë opozitare kanë deklaruar se nuk e votojnë Haxhiun.

Tashmë presidentja ka vendosur që të nisë konsultimet për ngërçin e krijuar në kuvend dhe takimi i parë do të mbahet të enjten. Pozitivisht ftesës së Osmanit i janë përgjigjur PDK, LDK e AAK, ndërsa nga VV ende s’janë deklaruar. /GazetaExpress/