UNI Universum International College i fuqizuar nga Arizona State University, sjell në Kosovë dhe rajon qasje të avancuara në mësimdhënie, teknologji, dhe mundësi ndërkombëtare për studentët dhe stafin akademik. Ky partneritet i rëndësishëm përforcon misionin e UNI për të ofruar arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të lidhur me zhvillimet globale në edukim.
Në artikullin e fundit të publikuar në Forbes, Michael Crow – presidenti vizionar i Arizona State University – jep një thirrje të fortë dhe provokuese për gjithë sektorin e arsimit të lartë: “Evoluo ose vdis.” Sipas tij, universitetet që nuk përshtaten me sfidat e kohës, teknologjitë e reja dhe kërkesat e ndryshme të studentëve modernë, janë të destinuara të mbeten prapa ose të zhduken.
Crow beson se universitetet duhet të jenë të hapura për të gjithë, jo vetëm për të përzgjedhurit. Ai thekson rëndësinë e përdorimit të teknologjisë, të dhënave dhe qasjeve të reja për të ndihmuar çdo student të ketë sukses. Qasja e tij bazohet në përfshirje, fleksibilitet, dhe ndërtimin e një arsimi që ka ndikim të vërtetë në jetën e njerëzve dhe në shoqëri. Me këtë filozofi, ASU është bërë një model ndërkombëtar i transformimit në arsim – një shembull se si universitetet mund të ndryshojnë për të qenë më të dobishme, më të drejtë dhe më të përgatitura për të ardhmen.
Sot, studentët kërkojnë më shumë sesa thjesht një diplomë. Ata kërkojnë përgatitje për tregun e punës, qasje në teknologji moderne, mundësi për të mësuar online dhe fleksibilitet. Pikërisht këto elemente janë bërë pjesë e përditshme në UNI, falë partneritetit me ASU.
Në UNI, ne po ndërtojmë një përvojë të re studentore. Me platforma digjitale si “Coursera for Campus”, laboratorë të pajisur me teknologji VR për mësimin e anatomisë, dhe mundësi për të ndjekur kurse ndërkombëtare, studentët tanë po mësojnë në mënyra që përputhen me kohën ku jetojmë. Profesorët tanë po trajnohen nga ASU për të sjellë metodat më të mira të mësimdhënies.
Partneriteti me ASU nuk është vetëm një emër – është një mundësi reale për studentët dhe stafin në Kosovë që të kenë qasje në standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit. Kjo do të thotë më shumë dije praktike, më shumë mundësi për zhvillim personal dhe profesional, dhe më shumë lidhje me botën.
Siç thotë Michael Crow – nëse nuk ndryshon, rrezikon të mbetesh pas. UNI po ndryshon, po zhvillohet dhe po hap dyert drejt një të ardhmeje më të mirë për arsimin në Kosovë.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.