Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë - Gazeta Express
string(91) "presidenti-i-keshillit-evropian-antonio-costa-sot-ne-vizite-zyrtare-ne-bosnje-e-hercegovine"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 7:40

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 7:40

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Costa do t’u drejtohet forcave të misionit EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Vizita e tij në Bosnjë e Hercegovinë është pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, i cili zhvillohet nga data 12 deri më 16 maj.

Në kuadër të kësaj vizite, Costa do të takohet edhe me liderë politikë të rajonit dhe do të jetë bashkëpritës i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.

Sipas asaj që është raportuar më herët nga BHRT, pritet që Presidenti Costa të theksojë rëndësinë e vazhdimit të ritmit të rifreskuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç Bosnjë e Hercegovinës, Costa do të vizitojë edhe Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa destinacioni i fundit i turneut të tij do të jetë Tirana.

Advertisement
Advertisement
Advertisement