string(67) "kelmendi-fese-islame-po-i-mveshen-strategji-te-agjenturave-te-huaja"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 6:55

Kelmendi: Fesë islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 6:55

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.

Ai ka thënë se përdorja e fesë nga një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, apo në përgjithësi shtetet rivale e armike mes vete, nuk është risi.

Sipas tij shtetet armiqësore përdorin metoda të ndryshme për epërsi ndaj shtetit tjetër, në këtë rast edhe Kosovës, që ta sfidojë qetësinë e saj.

“Serbia është duke ndjekur rrugën e njëjtë të Izraelit dhe Iranit në nivel global. Mos të harrojmë se në vitet e 90-ta Izraeli kishte rekrutuar rreth 30 mijë qytetarë, prej vegjëlisë i kishte shkolluar me emra Muhamed, u kishte mësuar fenë, njohës të mëdhenj të fesë islame dhe i kishte shpërndarë nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur konflikte dhe vrasje që po ndodhin sot nëpër Lindjen e Mesme.”

“Vendet armiqësore gjithmonë i kanë përdorur metodat e ndryshme, qoftë të spiunazhit, qoftë të infiltrimit,” ka thënë Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se neve si shoqëri kosovare na intereson dhe nuk guxojmë të jemi viktimë e strategjive të Serbisë apo të sionistëve në nivel global.

“Ne nuk guxojmë t’ia mveshim këto fesë Islame,” ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dyshon aspak në metodat e rrezikshme e perfide të Serbisë në raport me fenë Islame dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.