string(80) "vijon-numerimi-ne-qarkun-e-fierit-kryeson-ps-si-renditen-forcat-e-tjera-politike"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 16:53

Vijon numërimi në qarkun e Fierit, kryeson PS! Si renditen forcat e tjera politike

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 16:53

Vijon procesi i numërimit në qarkun e Fierit.

Sipas të dhënave nga KQZ në asnjë nga bashkitë e këtij qarku nuk ka përfunduar numërimi.

Në bashkinë e Divjakës janë numëruar 41 nga 67 kuti votimi, ku forca politike që kryeson është Partia Socialiste me 65.46%, e më pas renditet PD-ASHM me 25.09%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet ne vendin  e tretë me 3.98%.

Në bashkinë Fier janë numëruar 66 nga 227 kuti votimi. Edhe në këtë bashki kryeson PS me 58. 53% e më pas PD-ASHM me 25.75%.

Në bashkinë e Lushnjes janë numëruar 54 nga 156 kuti votimi. Në këtë bashki PS kryeson. PS renditet me 64.02%, ndërsa PD-ASHM me 27.62%. Forca e tretë politike renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.71%.

Edhe në Mallakastër kryeson PS me 73.28%, ndërsa forca e dytë me 18.01%.

Partia Socialiste deri më tani ka rritur të kryesojë edhe në bashkinë e Patosit me 64.59%. E më pas renditet PD-ASHM me 22.28%.

Në Roskovec janë numëruar 13 nga 39 kuti votimi. Deri më tani forca e parë politike renditet PS me 54.48%, ndërsa forca e dytë PD-ASHM me 29.39%.