string(113) "interesim-i-jashtezakonshem-per-ndeshjen-shqiperi-serbi-fshf-ja-njofton-rreth-procedures-per-sigurimin-e-biletave"

Sport

Gazeta Express

12/05/2025 16:40

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi: FSHF-ja njofton rreth procedurës për sigurimin e biletave

Sport

Gazeta Express

12/05/2025 16:40

Shkaku i interesimit të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë për ndeshjen Shqipëri – Serbi, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë detaje nga procedura se si mund të

sigurohen biletat për këtë ndeshje. 

Qëllimi i këtij njoftimi, sipas FSHF-së është bërë për menaxhimim sa më të mirë për këtë ndeshje. 

Njoftimi i plotë nga FSHF-ja: 

“Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

– Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

– Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

– Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

– Të përzgjedhurit do të njoftohen më disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

– Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme”.