Trump këmbëngulës për bisedimet Ukrainë-Rusi: Zelensky konfirmon pjesëmarrjen, Putini jo
Lajme
Gazeta Express
12/05/2025 16:39
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për takimin e mundshëm mes lidervë të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, duke thënë se ishte “shumë këmbëngulës që takimi të zhvillohet”.
“Mendoj se gjëra të mira mund të dalin nga ai takim”, është shprehur ai, sipas The Guardian, duke përsëritur thirrjen e tij për të “ndaluar gjakderdhjen”.
Kujtojmë se deri më tani, nga të dy liderët, pjesëmarrja është konfirmuar vetëm nga Volodymyr Zelensky, ndërsa siç është raportuar më parë, presidenti rus Vladimir Putin ende nuk është zotuar publikisht për pjesëmarrje në asnjë nga këto bisedime.