string(68) "korce-mbyllet-numerimi-ne-3-bashki-ps-ruan-epersine-ne-gjithe-qarkun"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 16:27

Korçë/ Mbyllet numërimi në 3 bashki, PS ruan epërsinë në gjithë qarkun

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 16:27

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës po shkon drejt përfundimit, ndërsa deri më tani është mbyllur në tre bashki: Devoll, Kolonjë dhe Pustec, ku Partia Socialiste ruan epërsinë si forca e parë politike. Ndërkohë, vijon numërimi në Korçë, Maliq dhe Pogradec, ku gjithashtu PS kryeson ndjeshëm ndaj rivalëve politikë.

Rezultatet përfundimtare në bashkitë ku është mbyllur numërimi:

  • Devoll: PS kryeson me 50.50% të votave, e ndjekur nga PD-ASHM me 41.85%. Forca e tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 2.57%.
  • Kolonjë: PS fiton bindshëm me 64.38%, ndërsa PD-ASHM merr 28.70%.
  • Pustec: PS merr 67.78%, ndërsa PD-ASHM 29.45%.

Situata paraprake në bashkitë ku vijon numërimi:

  • Korçë: PS mban epërsinë me 54.62%, përballë PD-ASHM me 34.13%.
  • Maliq: PS udhëheq me 55.34%, ndërsa PD-ASHM ndjek me 31.27%.
  • Pogradec: PS ka 53.64% të votave, PD-ASHM 34.12%.