Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vijon, ndërsa rezultatet paraprake nga 30% e qendrave të votimit konfirmojnë një fitore të Partisë Socialiste, e cila po avancon drejt mandatit të katërt qeverisës. Deri tani janë numëruar 2307 nga 5225 qendra të votimit dhe PS ka marrë 52.6% të votave, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe, i drejtuar nga Sali Berisha, shënon rënie të ndjeshme me vetëm 34.4% të votave dhe 50 mandate – një humbje prej 13 mandatesh krahasuar me vitin 2021.
Në qarkun më të madh elektoral, Tiranë, PS kryeson me 48.8% të votave dhe 19 mandate. PD-ASHM renditet e dyta me 34.4% dhe vetëm 13 mandate, një rënie prej 4 mandatesh. Ndërkohë, Agron Shehaj me partinë “Mundësia” ka surprizuar duke marrë 4.9% dhe 2 mandate.
Forcat e tjera në parlament
Fitore të thella për PS në qarqe kyçe
Janë numëruar vetëm 1660 zarfe nga 194,889 gjithsej. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë: