“Ka shumë për me u hetu…”, Avokatja flet për zhvillimet e reja në rastin e dizajnerit Festim Isufit
Lajme
Gazeta Express
12/05/2025 16:07
Avokatja Adelina Hoxha ka komentuar për herë të parë zhvillimet më të fundit në lidhje me rastin e vdekjes tragjike të dizajnerit të njohur Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë.
E ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, Hoxha tha se ende ka shumë paqartësi që duhet të sqarohen nga hetimet.