Mevlan Zeka është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit.
Sulmuesi gjakovar i realizoi tre gola në fitoren e Suharekës ndaj Llapit me rezultat 4:2 dhe me plot meritë u zgjodh më i miri i xhiros së 34-t, shkruan “Gazeta Express”.
Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:
“Kemi pas vështirësi gjatë kampionatit sidomos në ndeshjet e fundit, ku kishim krizë me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht që Suhareka të qëndrojë në Superligë sepse brenda skuadrës tonë ka futbollistë që kanë bartur barrën kryesore edhe në ekipet ku kane qenë më herët. Kemi lojtarë kampionë dhe do të ishte mëkat që këta futbollistë të bien nga kategoria elite. I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht që do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj që përmes barazhit do të qëndrojmë në Superligë.
Duka ta falënderoj komisionin për vlerësimin për çmimin “Ylli i Javës”, po e jap maksimumin në çdo ndeshje dhe besoj që do t’i ndihmojë skuadrës edhe në këto ndeshjet e mbetura. Falënderim edhe për bashkëlojtarët sepse pa ta nuk do të isha edhe unë golashënuesi i skuadrës, për kryesinë e klubit dhe stafin teknik më në krye trajnerin Mirel Joca”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express