Polonia ka njoftuar se do të mbyllë konsullatën ruse në Kraków, pasi autoritetet në Varshavë thanë se kishin gjetur prova që vërtetonin se shërbimet ruse të inteligjencës ishin pas një zjarri të madh që shkatërroi një qendër tregtare në kryeqytetin polak vitin e kaluar.
Duke shkruar në rrjetin social X, ministri i Jashtëm polak, Radosłaë Sikorski, tha se, “për shkak të provave se shërbimet speciale ruse kryen një akt të dënueshëm sabotimi kundër qendrës tregtare në rrugën Marywilska, kam vendosur të tërheq pëlqimin tim për funksionimin e konsullatës së Federatës Ruse në Kraków.”
Tutje, Sikorski është shprehur se Polonia do të ndërmerrte veprime të mëtejshme nëse do të ndodhnin sulme të ngjashme.
Kujtojmë se, shërbimet polake dhe të tjera evropiane të inteligjencës besojnë se Rusia po orkestron një fushatë sulmesh sabotimi në Evropë, me disa objektiva të lidhura me luftën në Ukrainë, por edhe objektiva të tjera të zgjedhur rastësisht me qëllim mbjelljen e kaosit.
Sipas The Guardian, hetuesit e kanë lidhur gjithashtu Rusinë me sulmet me zjarrvënie në Lituani dhe Mbretërinë e Bashkuar.