Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Në njoftim thuhet se Hargreaves i ka ofruar mbështetje Isufajt dhe Prokurorisë Speciale në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
“Gjatë këtij takimi z.Hargreaves i ka ofruar mbështetje z.Isufaj dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime.”
Isufaj e ka falënderuar Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës britanike ndaj Prokurorisë Speciale.
“Z.Isufaj, tutje ka falënderuar z.Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe, në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, duke theksuar se ky shtet mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit, dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë.”