string(86) "shkaktoi-aksident-me-fatalitet-2-vjet-burgim-dhe-i-merret-leja-te-akuzuarit-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 14:42

Shkaktoi aksident me fatalitet, 2 vjet burgim dhe i merret leja të akuzuarit në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 14:42

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar Z.R. me 2 vjet burgim dhe marrje të lejës së vozitjes pasi ai akuzohet se e ka shkaktuar aksidentin ku vdiq një person.

“Gjyqtari i vetëm gjykues, Driton Sadiku, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, të pandehurin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje 2 vjet dhe dënim plotësues ashtu që të akuzuarit i merret leja e vozitjes e kategorisë “B1/B/M/L/T”, si dhe i ndalohet marrja e lejes së re të vozitjes në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili dënim rrjedh nga data kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë. Koha e mbajtur në burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit plotësues. Pas skadimit të këtij afati i akuzuari mund ta marr lejen e vozitjes sipas kushteve të përgjithshme të parapara për marrjen e lejes përkatëse të vozitjes.”

I pandehuri akuzohet se “me datën 17 mars 2024, rreth orës 22:57/h, në fshatin Skivjan, Komuna e Gjakovës, nga pakujdesia rrezikon sigurinë e trafikut publik dhe me këtë i shkakton vdekjen tani të ndjerit, B. D., në atë mënyrë që natën kritike derisa i pandehuri Z. R. ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Volvo V50”, me targa 07-…-.., me të arritur në vendin e lartcekur duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes si dhe kushteve e rrethanave në rrugë dhe pa u siguruar mirë hyn në tejkalim të automjetit “Audi Q5”, të cilën e drejtonte e dëmtuara, E. J., ku në përball kalim ishte i ndjeri B. D., duke drejtuar automjetin e tipit “VË Golf”, me targa 03-…-… dhe në pamundësi që t’i shmanget aksidentit, me pjesën e parë ballore të automjetit të tij e godet automjetin e të ndjerit në pjesën e parë dhe më pas nga inercioni i goditjes vetura e të pandehurit përplaset në pjesën e pasme të veturës së të dëmtuarës E. J., me ç’ rast përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy automjete, të nesërmen me datën 18 mars 2024, në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë tani i ndjeri B. D., ndërsa lëndime trupore pëson edhe vet i pandehuri”.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.”