Nënkryetari I AAK’së Besnik Tahiri ka njoftuar se ka pasur sot një takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Arsyeja e takimit, si
# ka shkruar Tahiri, është një iniciativë e tij “me karakter ndërkombëtar, e cila ka të bëjë me forcimin dhe avancimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet”.
Tahiri ka falënderuar Begajn për mbështetjen që po i jep Kosovës dhe kauzave për integrime euroatlantike.
Postimi i plotë
Pata nderin të takoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Gjatë takimit, e falënderova për angazhimin e tij të pashoq në forcimin e shtetit shqiptar, si dhe për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës dhe kauzave për integrimet euro-atlantike.
Presidentin, po ashtu, e njoftova për një iniciativë timen me karakter ndërkombëtar, e cila ka të bëjë me forcimin dhe avancimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet.
Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar janë me fat që kanë një lider të vendosur, modest dhe përbashkues, me virtyte të larta të një shërbyesi publik me integritet.