string(97) "edi-rama-pranon-telefonate-nga-haga-nje-dite-pas-zgjedhjeve-komandanti-ishte-ne-formen-me-te-mire"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 14:01

Edi Rama pranon telefonatë nga Hashim Thaçi një ditë pas zgjedhjeve:  Komandanti ishte në formën më të mirë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 14:01

Kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama ka ndarë një fotografi në rrjete sociale me njoftimin se ka pasur një telefonatë nga Haga.

Ai u shfaq në zyrën e tij derisa po fliste në telefon me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në Gjykatën Speciale.

Rama në statusin e tij në Facebook, thotë se ka pranuar telefonat e Thaçit, të cilin e quan vëlla.  

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ❤️”

Në ekranin e kompjuterit  shihet pjesë e një teksti patriotik, ku përmendet “Shqipëri e dashur, Shqipëria e shtrenjtë”.

Kjo pamje vjen në një moment kyç, kur PS-ja, nën drejtimin e Ramës, është në pritje të rezultateve preliminare të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Shqipëri.