Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Qeverisë së Kosovës me fjalët “a jeni në vete?” referuar përgjigjes refuzuese së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të anuluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës – kjo pasi që, sipas tyre, vetëm Qeveria e Kosovës mund ta sthyjë atë vendim përmes subvencionimit deri në 50 milionë euro.
“O njerëz, a jeni në vete?! Për 50 milionë me shkaktu valë inflacioni në ekonomi, me efekte qindra milionëshe në vitet që vijnë? Me i mbytë bizneset vendore, me e dobësu ekonominë, me e rritë importin, me e ul fuqinë blerëse, me i varfëru familjet? Për 50 milionë tonat, jo të xhepave tuaja private?”, shkroi Muharremi.
Postimi i plotë:
Tash po lexoj që ZRRE paska thënë që “vetëm qeveria mundet me zgjidh këtë problem me çmimet e rrymës” që po shkakton inflacion dhe rritje të çmimeve. Dmth po na thonë troç: “nuk po bashkëpunon qeveria, përndryshe e kishim zgjidhë menjëherë”.
E në takim sot me znj. Hykmete Bajrami, po lexoj që kanë deklaru se me 50 milionë euro zgjidhet krejt kjo punë, pa pas nevojë me rritë çmimet fare.
O njerëz, a jeni në vete?! Për 50 milionë me shkaktu valë inflacioni në ekonomi, me efekte qindra milionëshe në vitet që vijnë? Me i mbytë bizneset vendore, me e dobësu ekonominë, me e rritë importin, me e ul fuqinë blerëse, me i varfëru familjet? Për 50 milionë tonat, jo të xhepave tuaja private?
A e dini që 70 milionë janë nda për një ditë për zgjedhje për interesa politike dhe të votave, për pushtet? Pa planifikim paraprak. Qato €100 para zgjedhjeve si shtesa.
Nëse kjo që po thuhet që me 50 milionë subvencion qeveritar mund të ndalet rritja e çmimit të rrymës dhe vala e inflacionit, atëherë urgjent sot qeveria duhet me reagu. Pa asnjë vonesë. Sot.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...